Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruan edhe dy marrëveshje.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 , ishin dy dokumentet që u nënshkruan në Madrid.

“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 .

Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.” shkruan Rama.

Artikulli paraprakMËSIMI PA TURNE, NXËNËSIT: VENDIM I DREJTË
Artikulli tjetërNIKOLLA PRET AMBASADOREN GREKE: GREQIA, VEND FQINJ E MIK, MBËSHTETËSE E VENDOSUR E INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË