Ministrja Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë. Takimi ka ndodhur në Washington, në kuadër të një vizite zyrtare, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali në një postim në Facebook.

“Departamenti i Shtetit, Washington D.C – Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë”, shkruan ajo.

Artikulli paraprakPRESIDENTI DRESHAJ: OBJEKTIVI I EKIPIT TË DEÇIÇIT ËSHTË TITULLI KAMPION DHE KUPA
Artikulli tjetërGREKËT SHPENZUAN 22.7 MILIARDË EURO NË LOJËRAT E FATIT NË 8 MUAJ