I PRANISHËM MINISTRI I SHËNDETËSISË ILIR BEQJA DHE KANDIDATJA E PS KETI BAZHDARI. Ministri i shëndetësisë Ilir beqja dhe kandidatja e ps për bashkinë Shkodër Keti Bazhdari kanë vizituar një qendër shëndetësore në Zooteknikë e cila sapo është vënë në funksion. Me reformën e re territoriale tha ministri Beqja administrimi i këtyre qendrave do jetë edhe më i mirë.

Kandidatja Bazhdari u shpreh se në një zonë si ajo e zooteknikës investimet do të jenë të mëdha. Duke qenë se ndodhej në një zonë informale, kandidatja Bazhdari tha se brenda 4 viteve të ardhshme do përfundojnë 28 mijë kërkesat për legalizim. Drejtorja e shëndetit publik Amela Bushati u shpreh se kjo qendër shëndetësore do i shërbejë rreth 5 mijë banorëve. Zooteknika është një zonë e cila është banuar këto 25 vite dhe shërbimet atje kanë munguar gjithnjë ndaj tashmë është momenti të mendohet edhe për këto lagje.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI ME TË PËRNDJEKURIT “PËR SHKODRËN E SË ARDHMES”
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI: BËJMË BASHKË, “SHKODRËN E SË ARDHMES”