Me maska të ‘La casa del papel’ shqiptarët ‘turistë’ vjedhin 30 shtëpi në Spanjë, 23 vjeçarja pjesë e grupit, policia arreston tre grabitës.

Tre anëtarët shqiptarë të bandës, të arrestuar në Spanjë, funksiononin si një grup i mirëstrukturuar dhe profesionistë në vjedhje.

Sipas policisë spanjolle ata kishin arritur të vidhnin 30 shtëpi në qytetin spanjoll Pontevedras.

E veçanta e tyre gjatë bastisjeve ishte përdorimi i makinave dhe maskave të ndryshme, kryesisht si ato te filmi ‘La casa del papel’.

Tre shqiptarët, pasi realizonin planin e tyre të studiuar deri në detajet më të vogla, riktheheshin në Shqipëri. Mallrat e vjedhura ata shpejt I konvertonin në flori për të humbur gjurmët dhe mos identifikuar.

Në fillim u arrestua 23 vjeçarja, e cila po tentonte të largohej nga Spanja. Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën sasi jo të vogla të bizhuterive. Më pas policia spanjolle arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha.

Identiteti i tre shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Artikulli paraprakLABORATORI I DOKUMENTEVE FALSO PËR NË BE, KLIENTËT NGA TIRANA
Artikulli tjetërNDIHMOI NJË GRUA TË KALONTE ILEGALISHT KUFIRIN,ARRESTOHET