BRAÇE: HETIM GJITHËPËRFSHIRËS, ZERO TOLERANCË NDAJ PËRGJEGJËSVE .
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka raportuar në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, guvernatori Fullani ka referuar lidhur edhe me inventarin e zhvilluar ditën e djeshme për zbulimin e shifrës së vjedhjes.
Pas guvernatorit Fullani, në Komision kanë raportuar edhe anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ndersa vete Guvernatori do te dale me nje konference per media ne oren 16:00.
Nderkaq, ne nje tjeter conference per media,kryetari I Komisionit te Ekonomise, Erion Brace tha se duhet te tregohet tolerance zero ndaj pergjegjesve te vjedhjes se Bankes se Shqiperise. Brace e ka quajtur te deshtuar auditin e brendshem te Bankes, ndersa ka terhequr vemendjen per nje angazhim me te madh nga Prokuroria per nje hetim gjitheperfshires ndaj zinxhirit te vjedhjes se 713 milione lekeve.