Skandali i vjedhjes së bankës në Bllok valuta ishte pa nr serie të regjistruar

Vjedhja e bankës në qendër të Bllokut 1 muaj më parë ka nxjerr në pah një shkelje të rregullave të sigurisë nga banka, shkelje e cila shkon në kufijtë e skandalit dhe për pasojë në lirimin e një prej autorëve të dyshuar. Hetuesit e prokurorisë së Tiranës kanë marrë përgjigje nga banka e grabitur se shuma prej 20 milionë lekësh nuk ka qenë e regjistruar në regjistrat e saj me numër serie. Është pikërisht mungesa e nr të serisë që bënë të pamundur që hetuesit të verifikojnë nëse paratë e sekuestruar një prej autorëve të dyshuar përkatësisht Roland Kullës janë ato të marra në bankë apo jo. Djali i Nehat Kullës, ka pretenduar para hetuesve se janë të ardhura nga qiratë por kjo pistë ende nuk është faktuara për hetuesit me transaksione bankare apo kontrata ligjore sikur përcakton ligji për qiradhënien. Kullës i skadon afati arrest me burg 30 ditorë vendosur nga shkalla e parë javën që vjen dhe mungesa e nr të serisë në valutën e vjedhur pritet të përdoret si argumentet për t kërkuar lirinë nga avokati i tij i cili që në fillim ka pretenduar se paratë e gjetura në banesën e Kullës nuk janë të grabitura.

Artikulli paraprakPASTRIM PARASH ME TURIZEM MJEKESOR,SEKUESTRO LLOGARIVE TE KOMPANISE RUSE
Artikulli tjetërVRASJA NE SARANDE,ARRESTOHEN DY AUTORET