VENDIMI PËRFUNDIMTAR PRITET TË JEPET NË DATËN 26 DHEJTOR.Prokuroria ka kërkuar 55 vite burg në total për 10 ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë të cilët kanë pranuar akuzën e Prokurorisë për shpërdorim detyre, duke kërkuar në seancën e 27 nëntorit edhe gjykim të shkurtuar. Në seancën e kaluar Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë prej 10 nga 15 ish-punonjësit e BSh të cilët akuzohen për shpërdorim detyre,

të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë ndihmuar Ardian Bitrajn të realizojë vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.Prokuroria kërkon 6 vjet burg për ish drejtorin e Thesarit të BSH, Dorian Çollakun, Bashkim Xhilagën, Lavdim Canin, Myzejen Belbën, Liljana Tushën. Ndërkohë që ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për Bahri Allushin, Gentjan Jahjën, Fatbardha Gurthin, Mehdi Markun, Dhimitër Davidhin. Ndërkohë që i pandehuri Bashkim Xhilaga veç kërkesës së gjykimit të shkurtuar në seancën e kaluar ka paraqitur kërkesën edhe për lirinë nga burgu. Në seancën e radhës që do të zhvillohet më 26 dhjetor të këtij viti, mbrojtja do të japë pretencën e saj, pas kësaj seance Gjykata e Tiranës do të japë edhe vendimin.

Në rast se Gjykata do të vendoste dënimin me burg për 10 të pandehurit, atyre do t’u ulet 1/3 e dënimit për shkak se po çështja e tyre trajtohet me gjykim të shkurtuar.  Ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi do të gjykohet në një proces të veçantë gjyqësor, të ndarë nga 14 të pandehurit e tjerë në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në BSH.

Artikulli paraprakRRITJA E PUNËSIMIT, RAMA: SUKSES I MODELIT
Artikulli tjetërBOJKOTI, PARTITË PRANË MARRËVESHJES