Policia vazhdon aksionin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në kuadër të këtij aksioni i janë arrestuar 5 persona, për vjedhje të energjisë elektike ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 12 do ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa në fushën e ndërtimeve të paligjshme, janë arrestuar 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona dhe 8 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste me 5 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 4 raste me 4 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.