90 konsumatore të mëdhenj dhe abonent familjar kanë kaluar në siten e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë në harkun kohor të 1 jave.Sipas të dhënave zyrtare nga kontrollet e ushtruara janë gjetur në shkelje duke vjedhur energji elektrike, 3 biznese të mëdha në zonen turistike të Shëngjinit dhe 7 abonent familjar.Abuzuesit me energjinë janë proçeduar penalisht si dhe janë gjobitur në bazë të vleres së dëmit që kanë shkaktuar.Kontrollet e OSHEE në Lezhë kanë nisur prej 1 jave dhe po bëhen në bashkëpunim me policinë e shtetit, pasi nuk kanë munguar rastet e rezistences nga ana e abenteve që janë gjetur duke abuzuar me energjinë elektrike.
Njesia e Operatorit të Shpërndares së Energjisë Elektrike në Lezhë bën me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të vijuar pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.Gjithashtu, OSSHEE i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e telefonit të vënë në dispozicion dhe reagimi do të jetë i menjëhershem.