Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticë. Policia Kufitare e Qafë Thanës ka njoftuar se ndaluan në hyrje një 28 vjeçar nga Drenovica, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në gjendje të lirë do të hetohet, 62 vjeçari, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”. Ndërkohë në Kapshticë policia kufitare arrestoi 33 vjeçarin të shpallur në kërkim për ‘Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’ dhe 28 vjeçarin po ashtu në kërkim për ‘Vjedhje’.

Njoftimi i policisë:

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan në hyrje, shtetasin 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po nga këto shërbime u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje u kapën shtetasit në kërkim: shtetasi 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim. Shtetasi 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprak“FEST FOLK 2024” NË SHKODËR
Artikulli tjetërPD: MILIONA EURO PËR STUDIMET PËR PYJET, ASNJË REZULTAT