As objektet e kultit nuk po i shpëtojnë dorës së hajdutëve.
E ndërtuar një vit më parë xhamia e fshatit Mjedë në bashkinë Vau Dejës ka rënë pre e grabitësve. Mbrëmjen e premtes rreth 1 milion lekë të vjetër janë vjedhur në xhaminë e Mjedës. Kjo ngjarje është bërë zyrtare nga policia e shtetit por duke mos dhënë shumë detaje për këtë ngjarje të rëndë. Banorët e fshatit Mjedë dënojnë këtë akt të vjedhjes së xhamisë dhe kërkojnë që policia të identifikojë dhe arrestojë sa më parë autorët.