SHKODËR, SHTOHEN URDHRAT E MBROJTJES PËR GRATË E DHUNUARA
Ne kulmin e vapes nuk kane te ndalur as aktet e dhunes brenda familjes.

Keshtu, Policia e Qarkut Shkoder, njofton se me datën 21 gusht 2014, u plotësua Kërkesë – Padia, për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për shtetasen S. T., 29 vjece banuese në Shkodër, sepse ajo dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkeshroti i saj, shtetasi I. D., 29 vjec, por edhe vjehrri, shtetasi me inicialet H. D, vjeç 54.
Nje tjeter akt I dhunes ne familje konfirmohet ne vazhdim nga policia e Shkdores.
Me datën 21 gusht 2014, u plotësua Kërkesë – Padia, për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për shtetasen N. O., 49 vjece, banuese në Shkodër, sepse bashkëshorti i saj shtetasi H. O., 50 vjec, ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike.
Ndersa rasti I trete I konflikteve sociale eshte ai I nje shtetasi me iniciale Z.H, 56 vjec banues ne Shkdoer, ndaj te cilit Polcia ka nisur procedimin penal, sepse ky shtetas për motive të dobëta (pronesie) ka shkatërruar murin rrethues të banesës së komshiut të tij shtetasit I. D., 39 vjec.

Artikulli paraprakDUKAGJIN, PLUMBA MBI HELIKOPTERËT
Artikulli tjetërLAJME SHKURT