“General & Playboy” është komedia më e re që vjen e vënë në skenën e teatrit “Migjeni” nga autori dhe regjisori Bujar Kapexhiu, në datat 5 dhe 6 prill.

“General & Playboy” është një shfaqje aktuale ku flitet për piskologjinë, mentalitetin, pasionet, marrëdhëniet e njerëzve në kohët e sotme. u shkrua fillimisht për t’u realizuar si telefilm dhe për vite u mbyll në sirtar, për shkak të vështirësive që sot duhet të kalojë një projekt artistik për t’u bërë film, regjisori u dorëzua duke menduar se mundësia më e mirë ishte që këtë skenar ta realizonte duke e vënë në teatër. Në këtë komedi është mjaft interesante edhe kasti I aktorëve pjesëmarrës ku janë emra të njohur të kinematografis shqiptare si Bujar Asqeriu në rolin e gjeneralit. Natasha Sela në rolin e gruas tipike shqiptare e cila është mjaft kurioze dhe me nje sens humori mjaft të këndshëm. Ndërsa emra të tjerë që janë pjesëmarrës në këtë komedi janë Xhevahir Zeneli, Muharrem Hoxha, Ramela Koleci, Edvin Mustafa etj. Kapexhiu ndër të tjera shprehet se nëse komedia e tij do të ketë sukses në Shkodër falë batutave dhe situatave të kësaj shfaqjeje atëherë edhe në qytetet e tjera si Durrësi, Vlora, Berati etj ku kjo komedi do të shfaqet në ditët në vazhdim suksesi do të jetë I garantuar.

Artikulli paraprakSHTYHET GJYQI, AVOKATI I SHOFERIT TË FNSH: KA DEPRESION
Artikulli tjetërTREGU U ZDRALES NË “MËSHIRË TË FATIT”