Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 oresh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces, shkëmbijtë e San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve, sot e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.
Ndërkohë që Sherif Dyrmishaj, peshkatari që e shoqëronte tregon se Eva hyri në historinë e detit duke saktifikuar veten e saj. Madje ai shprehet se shkëmbin që ajo preku në Karaburun do ta “pagëzonte” shkëmbi Eva, për shkak të mbërritjes se saj me not.
Viktor Koçaj peshkatari tjetër që shoqëroj udhëtimin e Buzos tregon momentet e bukura dhe të vështira gjatë udhëtimit, prekjen e shkëmbit në Karaburun me dorë deri tek shoqërimin e notares nga Delfinët gjatë rrugëtimit.
Po ashtu edhe shoqëruesja Evis Spahiu notare dhe shoqëruese e Buzos tregon për gjendjen e saj shëndetësore.
“Ka qenë një udhëtim shumë i vështirë, Eva nuk ka ndalur për asnjë çast, veçse kur ka konsumuar lëngje”, ka thënë ajo.