Në kuadër të projektit “EURAXESS”, Agjencia e Kërkimit , Teknologjisë dhe Inovacionit –AKTI në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Bashkinë e Shkodrës, organizuan në sheshin përpara Bashkisë, aktivitetin “Euraxess Bus Roadshow”.Kjo veprimtari është një nismë që ndërmerret për të dytin vit radhazi nga Komisioni Europian.

Drejtor i pergjithshem i agjensise se kerkimit shkencor teknologjise dhe invocionit shpjegon se kërkuesit do të kenë mundësi të realizojnë foto profesionale për CV-në e tyre, por edhe te kekrojne platforma online euraxess për gjetjen e vendeve të punës dhe bursave të studimit për stafin dhe studentët.16 vende të Evropës në bashkëpunim me universitetet lokale, do të promovojnë rrjetin “Euraxess” .Konkretisht Rrjeti “EURAXESS” është një network i krijuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë kërkuesve të cilët dëshirojnë të çojnë përpara karrierën e tyre dhe zhvillimin profesional duke lëvizur për punësim nga një vend evropian në tjetrin. Ky aktivitet i dedikohet stafit akademik, kërkuesve shkencorë, studentëve të doktoraturës dhe masterit.

Artikulli paraprakTË DREJTAT E GRAVE TË DHUNUARA, NË TRYEZËN E DISKUTIMEVE
Artikulli tjetërREKA: KËRKOJ DREJTËSI, FAJTORËT E VERTETË PO LIROHEN