Ka mbërritur në Shkodër një degë e re e fondacionit të grave “Nermin Vlora Falaschi”.

Në aktivitetin e zhvilluar me një pjesë të grave intelektuale shkodrane Fahrida Ramadani u zgjodh si kryetare për degën e Shkodrës. Pjesë e këtij fondacioni është edhe aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa e cila tha se në Shkodër përfaqësimi i grave është i vonuar.

Nermin Vlora Falaschi është ambasadorja e kombit shqiptar në botë e cila dha një kontribut të shquar gjatë gjithë jetës së saj dhe dy vite para vdekjes krijoi fondacionin që mban emrin e saj. Ky fondacion u krijua në akademinë “Iliria” në Romë me 24 janar të vitit 2002 dhe tashmë është i përhapur në shumë degë brenda dhe jashtë Shqipërisë duke mbërritur tanimë edhe në Shkodër.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, ANA E MALIT GATI PËR PROTESTË
Artikulli tjetër“PROBLEMET SOCIALE MË RËNDËSI SE POLITIKA”