AUTORI VLONJAT KLEO LATI INTERVISTË EKSLUZIVE PËR STAR PLUS. Shkrimtari dhe përkthyesi I njohur Kleo Lati sjell ne Shkoder romanin e tij me te ri me titull “trupi im me perket mua”.Ne nje interviste eksluzive per star plus autori shprehet se Romani pasqyron atë realitet të pistë dhe të degraduar moral dhe shpirtëror që ekziston në shoqërinë tonë, sidomos në “katet” e larta të saj sic jane qeveritaret.
Personazhi kryesor është një njeri me një post të lartë në një ministri. Dikur një njeri fare i zakonshëm, pa ndonjë aftësi të veçantë, i shpërfillur, tani që i është ngjitur si kulpër pushtetit dhe ka bërë pará të madhe, shijon një jetë luksoze. I pyteur per qytetin e shkodres dhe vizitat e tij te cilat jane te shpeshta,shkrimtari I njohur lati na tregon lidhjen e tij shpirterore qe ka me kete vend duke nenvizuar deshiren e madhe te rikthimit perseri ketu sa here qe largohet. Kleo lati I lindur ne fshatin dhermi te vlores mbetet një ndër gazetarët më të spikatur të brezit të viteve 1965 ku profesionalizmi ishte pa diskutim në qendër të vëmëndjes. Nder botimet e suksesshme te tij mund te permendim romanin “Dhe yjet dridhen nga dashuria”, “Mëkati i bukur i tradhtisë”, apo të librit tjetër me titull “Diamante të gurtë”.