Kryevepra e poetit Reiner Rilke “Jeta e Marisë” është përkthyer në gjuhën shqipe nga Gjergj Jozef Kola i cili prej vitesh jeton në Austri. Kjo vepër e përkthyer u promovua në Famullinë “Zoja e Shkodërs”. Vetë autori tregon se qëllimi është për të përcjellë kulturën shqiptare në botë dhe anasjelltas.
Famullitari i famullisë “Zoja e Shkodërs” dom Vlash Palaj falenderoi përkthyesin e veprës “Jeta e Marisë” të Rilke.
Në këtë aktivitet që u shoqërua edhe me një koncert muzikor u përkujtuan dy klerikët shkodran Kardinal Mikel Koliqi dhe Atë Martin Gjoka, njëkohësh dy personalitete të artit shqiptar. Në mbyllje përmes muzikës u përkujtua edhe Musine Kokalari, intelektualja që regjimi monist i mori jetën.