Një 68 vjeçar ka humbur jetën tek Shkëmbi i Kavajës mesditen e së dielës (19 gusht).Viktimës Agur Isufi i ka rënë të fikët rrenë breg të detit dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Edhe pse iu është dhënë ndihma e parë, ai nuk ka arritur të mbijetojë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:15.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt,”-raporton policia.Mësohet se 68-vjeçari nga Mallakastra jetonte në Amerikë dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Durrës për të kaluar pushimet.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTENTON TË SHPËTOJE QENIN, PUSHUESIN NGA KOSOVA E PËRPLAS TRENI
Artikulli tjetërPËRPLASET MAKINA ME MOTOÇIKLETËN, NJË I VDEKUR