“Pranverë me kangë” është oragnizimi i rradhës i teatrit ” Migjeni” dhe Bashkia Shkodër.

Ky koncert përcolli për publikun këngë qytetare shkodrane të sjelluar në formë buqete. “Pranverë me kangë” solli pranë publikut emra të njohur të muzikës qytetare shkodrane si Bujar Qamili, Orjeta Kelaj e Hajro Pepa por që në këtë koncert nuk munguan as zërat më të rinj të qytetit si Ilsi Ademi, Niki Mjeda, Laorjan Ejlli etj. Ky koncert u prit shumë këndshëm nga publiku e ndërsa ata që realizuan “Pranverë me kangë” shprehën edhe emocionet e tyre për natën e parë. ” Pranvërë me kangë” do të jetë edhe sonte në teatrin “Migjeni” në orën 19:00 ku në vazhdim ky koncert do të prezantohet edhe ne disa vende të tjera të njesisë administrative të qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakMORATORIUMI, DRITË JESHILE PËR GJUETARËT
Artikulli tjetërFAKULTETI EKONOMIK ORGANIZON “PANAIRIN E PUNËS 2017”