Pas ditëve pranverore dhe me temperatura të larta, në vend është janë rikthyer sërish reshjet e dëborës.
Në qarkun e Korçës reshjet janë regjistruar në zonat malore, por edhe në qytet.
Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale. Ndërsa mësohet se në zonën turistike të Dardhës trashësia e dëborës është mbi 10 cm.
Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa me zinxhir kalohet vetëm në aksin Ura Çerenecit-Stebleve, në 10 km e fundit.
Po ashtu pjesërisht me zinxhirë kalohet në aksin Kuben – Vasije.
ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset problematike.