Këshilli bashkiak i Shkodrës miratoi gjatë mbledhjes së zhvilluar sistemin e pikëzimit për strehimin në banesa sociale por kjo pikë e rendit të ditës solli një debat mes nënkryetarit të bashkisë Shkodër Tonin Dedaj dhe këshilltarit Arbis Vjerdha.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak u miratua edhe hapja e vendeve të punë për 7 edukatorë mbështetës për fëmijët me aftësi ndryshe. Ndërkohë në diskutimet e lira një problem vijon të jetë zënia e hapësirave publike.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u diskutua edhe problemi i urës së vjetër të Bunës që po shkatërrohet dhe ende nuk është ndërhyrë, shembja e urës në Rragam të Gurit të Zi si dhe disa problematika të tjera që shqetësojnë komunitetet në Shkodër.

 

Artikulli paraprakKËSHILLI DEBAT POLITIK PËR RRUGËN E DUKAGJINIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – MAKE UP