Vjeshta e këtij viti do të jetë stine protestash për opozitën. Sipas kryetarit Basha, dy shtyllat kryesore të protestave që do të organizohen në disa rrethe të vendit do të jenë largimi i kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Brendshëm Tahiri, por edhe votimi i ligjit për dekriminalizimin.

Në vijim të fjalës së tij akuzoj ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me trafikun e drogës e kryesisht në rajonin e Vlorës. “Fakte dhe prova të pakundërshtueshme kanë dalë dhe do të dalin, pasi mjetet private të ministrit janë përdorur nga kushërinjtë e tij, që janë eksponente të njohur të trafikut të drogës”, tha Basha.Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e 21 qeshorit, ai tha se ato morën dje vulën e thatë të manipulimit dhe mohimin e të drejtës së lirisë së votës.

Artikulli paraprakSHBA / VRET 3 FEMIJËT E TIJ DHE MË PAS VETEN
Artikulli tjetërLIDHJET E TRAFIKUT TË DROGËS MES SHQIPËRISË DHE ITALISË