“Vjeshtë 2017” vihen në sekuestro preventive edhe 15 milionë lekë

Operacioni i koduar “Vjeshtë 2017” i cili ka për qëllim sekuestrimin e parave të ardhura nga krimi ka vendosur në sekuestro preventive një vlerë të përafërt me 15.000.000 lekë. Gjithashtu mësohet se janë ndaluar me vendim gjykate Koçiaj, 63 vjeç dhe A.Koçiaj, 33 vjeç , banues në Elbasan. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasit I.K dhe O.D. “Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 287, pika 1, gërmat (a), (c), (d) dhe 2,3 të Kodit Penal. Sot u vendos sekuestroja preventive.

Artikulli paraprakSEKUESTRO APARTAMENTIT,PRONARI I ARRETUAR NE SPANJE
Artikulli tjetërKAPEN ME DROGË NË MAKINË, ARRESTOHEN NJË GREK DHE NJË SHQIPTAR