Vjosa Osmani, është e para kandidate grua për kryeministre në kombin shqiptar. Ajo mbetet kandidatura më e fortë ndër radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Osmani është militante e fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë.

Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Aktualisht është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Nga mediat kosovare ajo është cilësuar si Angela Merkel e Kosovës dhe është gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë. LDK kishte paralajmëruar se të shtunën do ta caktonte mandatarin për Kryeministër, por, u shty ky vendim pasi në mbledhjen e Kryesisë s’ishin Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Kujtojmë se Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjitha partitë janë fokusuar të fushata, te koalicionet parazgjedhore dhe te kandidati për kryeministër.

Artikulli paraprakPD: EDI RAMA ZGJODHI KRYEBASHKIAKË KRIMINEL
Artikulli tjetërXHUDO, KELMENDI PRANË TITULLIT TË TRETË KAMPION BOTE