Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pritur nga kryeparlamentari dhe deputetët shqiptarë. Teksa i pari që foli në sallë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Komisoni i Posaçëm do të japë një vendim të drejtë.
“Mbështesin UÇK-në, ata që janë në anën e drejtë. Keni gjithë mbështetjen e solidaritetin tonë. Komisioni posaçëm ka nisur nga puna dhe do të nisë shumë shpejt për një vendim. Jam i bindur që në emër të UÇK do të dimë të mbrojmë drejtësinë dhe dinjitetin e kësaj ushtrie, në shërbim të popullit të vet.”, tha Ruçi.
Ndërkohë, Vjosa Osmani tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria eshte ëndrra e përbashkët e qytetarëve kosovarë.
“Ky komb i lashtë ka dhënë shumë për qytetërimin europian. Shqipëria është vetëm atdheu i bashkëvëllezër dhe bashkë motrave, por është ëndrra jonë e përbashkët. Këtu na solli sakrifica e qytetarëve, civilëve të vrarë dhe shumë të pagjetur. Dua t’i thërras të rinjtë e vendeve tona, që të ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat do të jetësohen.
Ata do të jenë aty ku dihet, në majat më të larta të profesionit. Kosova dhe Shqipëria do të kenë ndryshim nëse shfrytëzojnë kapacitetin e 50% të të rinjve. Ftoj deputetët që janë në këtë dhomë dhe ata jashtë saj, që të kultivojnë mundësinë për ecjen e të rinjve. Kosova s’mund të shpërblejë Serbinë me territore”, tha Osmani.