Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Kosovës.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm, njofton Presidenca e Kosovës.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET KLIMATIKE, BSH: RREZIQET ME TË CILAT PËRBALLET SISTEMI BANKAR
Artikulli tjetërBETEJA ME FLAKËT NË GREQI, SHTETET E BE-SË MOBILIZOHEN PËR TË NDIHMUAR SHUARJEN E ZJARREVE NË ATHINË