Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Në komunikatën nga Presidenca, Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja.

Sipas Osmanit Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se epilogu i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe sipas rendit juridik të Kosovës.

Artikulli paraprakZBULIMI TRONDITËS I SHKENCËTARËVE MBI ORIGJINËN E KORONAVIRUSIT, CILI ËSHTË ELEMENTI MË SHQETËSUES I REZULTATEVE
Artikulli tjetërPËRFUNDIMI I MARRËVESHJES SË 4 SHTATORIT/ SERBIA NIS FUSHATËN KUNDËR NJOHJES SË KOSOVËS