Në 4 shtator, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vjen në një vizitë dy ditore në Tiranë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj. Kjo do të jetë vizita e parë e Osmanit me ftesë të homologut të saj nga Tirana.

Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenca, ka sjellë detaje të programit në Institucionin e Presidentit,në kuadër të kësaj vizite, që do të nisë me një ceremoni zyrtare mirëseardhje në Institucionin e Presidencës.

Agjenda 04 shtator 2023

-10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

-Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

-11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë. Kjo është vizita e parë që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë.

Artikulli paraprakDEMOKRATËT MBLIDHEN SOT TE ‘ASLLAN RUSI’, JA VENDIMET ME RËNDËSI QË PRITET TË MARRË KUVENDI KOMBËTAR I PD
Artikulli tjetërSA I RREZIKSHËM ËSHTË VARIANTI I RI I COVID-19? PARALAJMËRIMI I EKSPERTËVE: ‘PIROLA’ PËRHAPET SHPEJT