Vladimir Putin flet për herë të parë për vrasjen ambasadorit rus në Turqi: Është provokim

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Turqi. Sipas Putin, vrasja e ambasadorit është provokim për të dëmtuar marrëdhëniet ruso-turke dhe për të dëmtuar procesin e paqes në Siri. “Kjo vrasje është qartësisht një provokim për të dëmtuar normalizimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ruso-turke si dhe për të minuar procesin e paqes në Siri, të nxitur nga Rusia, Turqia dhe Irani. E vetmja përgjigje e Moskës për vrasjen e ambasadorit rus është rritja e luftës kundër terrorizmit, bëri të ditur Presidenti rus Vladimir Putin.

Artikulli paraprakARRATISJA E 3 SHQIPTARËVE NGA BURGU NË ROMË, 14 PERSONA NËN HETIM
Artikulli tjetërSHOQATA “MIRDITA” DHE AKTIVITETI I SAJ