Ambasadorja e BE Romana Vlahutin është e qartë, Bashkimin Europian nuk asnjë kusht që Shqipëria të ndërtojë një kamp refugjatësh për të marrë më pas një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave.
Nga ana tjetër Vlahutin nuk përjashtoi disa kushte të tjera siç është mirëqeverisja dhe zbatimi i ligjit dhe shtetin e së drejtës…
E pyetur për vendet skeptike në BE në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, ambasadorja Vlahutin tha se është bërë mjaftueshëm për të pritur dritën jeshile ndërsa deklaroi se vendimi i mbetet 28 vendeve antare.
Ambasadorja Vlahutin deklaratën e bëri gjatë disa takimeve në bashkinë Malësi e Madhe teksa foli edhe për problemin e pronave duke thënë se është një urgjencë që duhet zgjidhur në Shqipëri.