Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se reforma e pronës është më e rëndësishme, pas asaj të drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimeve me institucionet përkatëse dhe qytetarët, Vlahutin tha se prona është një e drejtë themelore që për BE është e panegociueshme.

Vlahutin: Për mua dhe për BE ky është një udhëtim fakt mbledhës. Duam të flasim me gjithë kënd që në një mënyrë ose në një tjetër ka lidhje me çështjen e pronësisë.

Me institucionet administrative dhe policinë,m prklurorinë gjykatat, por për ne thelbësore ishte takimi me qytetarët

Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociushme. Gjatë 27 viteve të fundit edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për cështjen e pronësisë.

Pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët
Do të kemi takime të ngjashme në bashki të tjera të vendit dhe së bashku me ministrinë e Drejtësisë do të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar për të analizuar situatën pikësëpari nga këndvështrimi ligjor dhe nga përvoja të ndryshme që kanë pasur njerëzit.

Dhe të gjejmë më pas zgjidhjen më të drejtë që do të respektojë dhe mbi të gjitha të drejtën e pronësisë.

Ka një problem me ish-pronarët që për 27 vjet nuk regjistrojnë prona që të afërimit e tyre i kanë pasur për 300. Dhe kjo është pika nga do të fillojmë.

Mesazhi që mora nga qytetarët që është që kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse përbëbn bazën e demokracisë jo vetëm për BE por edhe për demokracinë në vetëvete.

Artikulli paraprakVËSHTIRËSITË E PËRSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 160 KG KANABIS GJASHTË TË ARRESTUAR