Vlahutin: Për një vit asnjë progres për lirinë mediatike

Liria e medias së një vendi rrëfen për demokracinë e tij, civilizimin dhe qeverisjen. Ambasadorja e BE Romana Vlahutin gjatë fjalës së saj në Forumin për zhvillimin e medias organizuar nga OSBE tha se liria e medias nuk ka bërë asnjë progres dhe kjo nuk është gjë e mirë për vendin. Vlahutin: Vitin e kaluar asnjë progres nuk është bërë për lirinë e medias dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Ligji duhet të jetë rregullator, por ai ka mungesa në implementim. Dy janë elementët e profesionalizmit të gazetarëve, të publikojnë të vërtetën dhe të mbajnë përgjegjësi për të. Ne jemi këtu për ti mbështetur, këshilluar, monitoruar dhe të japim ndihmën tonë që gazetarët të bëjnë ndryshimin. Gazetarët kanë qenë agjentë e pazëvendësueshëm Shqipëri, ata janë rojtarët e këtij vendi. Ndërsa deputeti i PD Genc Pollo në këtë panel deklaroi se qeveria kërkon të joshë mediat përmes kontratave të majme. Për ministren e inovacionit Mirela Harito tha se udhërrëfyesi I qeverisë mbetet progres raporti dhe direktivat e BE për të moderuar mjedisin për median. Pollo: Pas progresraportit të Komisionit Evropian të publikuar në fillim të muajit, liria e medias është në zbythje, ose në rrezik në Ballkanin Perëndimor. Harito: BE ka propozuar ndryshime në direktivën e mediave audiovizive ku propozon disa rregullime plotësuese për platformat online krahas atyre që ka kjo direktivë e tregtisë elektronike. Rregullimi me ligj i mediave online dhe rrjeteve sociale ishte një tjetër çështje qe u diskutua në këtë panel, ku roli i medias u përkufizua si një element që përcakton të ardhmen e vendit dhe politikës.

Artikulli paraprakTE PERNDJEKURIT,KLOSI:BRENDA 2017-ES,LIKUIDOHEN TE GJITHE KESTET
Artikulli tjetërMERR FLAKE BARAKJA PREJ DRURI,HUMB JETEN E MOSHUARA