Ronela Hajati me këngën “Sekret” është renditur në vendin e 12-të nga 17 konkurentë në natën e parë të Eurovision, duke mos arritur të dalë në finale.
Organizatorët e festivalit në Torino kanë publikuar sot rezultatet zyrtare të natës së parë ku janë detajuar votat që kanë dhënë juritë dhe publiku për secilën këngë.
Kënga shqiptare ka marrë gjithsej 58 pikë, ndërkohë që Islanda, e kualifikuara e fundit ka marrë 103 pikë.
Nga 58 pikë në total, juria profesioniste i ka dhënë Ronela Hajatit vetëm 12 pikë.
Publiku grek ka qenë i vetmi që i ka dhënë pikët maksimale këngës shqiptare.
Pikët për Shqipërinë
Juria 12 pikë
Zvicra 8 pikë
Sllovenia 6 pikë
Bullgaria 1 pik
Kroacia 2 pikë
Austria 2 pikë
Greqia 12 pikë
Armenia 2 pikë
Franca 5 pikë
Italia 8 pikë