U largua nga Shqipëria për një jetë më të mire më shumë se dy dekada më parë, por vendlindjen nuk e harroi kurrë.Ai është Arben Shtjefni një emigrant i suksesshem, humanist dhe atdhetar, të cilit ju akordua titulli “Urdheri i Nene Terezes për paqen”. Ky vlersim ju dha nga shoqata “Kuvendi Folklorik Kombëtar” ne bashkepunim me Misionin Diplomatik boteror të Paqes dhe Prosporitetit me qender në Tiranë, përmes një aktiviteti të organizuar në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë.

Arben Shtjefni nga Vig-Mnela e Shkodres, jeton dhe punon prej vitesh në Gjermani, por kontributi i tij për Shqipërinë ka qenë i vazhdueshem, duke ndihmuar shumë familje dhe njerez në nevoje kryesisht gjatë përmbytjeve dhe tërmetit të vitit 2019.

Artikulli paraprakHAPET ZYRTARISHT SEZONI TURISTIK NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSHKODËR, NDALOHET 55-VJEÇARI I DËNUAR PËR VJEDHJE