Te gjithe syte tek Vllaznia, e cila vijon te zhgenjeje.
E ndresa gishti tregues me se shumti i shkon atij qe mban peshen e ekipit pikerisht drejtuesit Armando Cungu, ai vazhdon te qendroje ne mbrojtje dhe te perseris te njejtin refren. “ Kjo eshte Vllaznia” , “keto jane mundesite tona” eshte ky togfjaleshi i pandare i cili pervecese i merzitshem tani eshte kthyer ne qesharak. Vllanzia pas kater ndeshjeve eshte ne kuoten e 4 pikeve , dhe ne futboll ashut si kudo tjeter flitet me analiza dhe rezultate. E ndersa pritet analiza, rezultatet jane te turpshme , per nje Vllazni e cila e nisi sezonin me pritshemri te larta.
Trajneri Armando Cungu thote se jane 13 lojtaret e larguar ne fund te sezonit , e de fakto per pjesen me te madhe lamtumira e tyre ishte vendim i pikerisht timonierit te Vllanise. E ndersa argumenti tjeter qe mungon njeriu gol eshte pjeserisht faj i merkatos dhe i tij, Vllaznia u mbipopullua me mesfushore duke bere qe ndeshje pas ndeshje te qendrojne ne stol lojtare cilesore dhe se bashkua me to miliona leke te pashfrytezuara . E si per te plotesuar tablone e mjere rezulton se dhe i vetmi sulmues Atsina ka demtim ne gju.
Atij nuk i ishte bere kontrolli shendetsor para firmosjes se kontrates dhe ky eshte nje tjeter autogol i klubit. Ndoshta ka ardhur koha qe Armando Cungu te kuptoje se justifikimi nuk eshte argument dhe te marre mbi supe pergjegjesine qe takon. Ndersa burime brenda klubit bejne me dije se diten e Hene do kete nje analize te detajuar jo vetem sa i takon ndeshjes se fundit por gjithe ecurise, ku nuk perjashtohet te kete dhe “koka turku” ne nivel drejtuesish. Ndoshta ka ardhur koha qe uji i ndotur te trazohet.