BILETAT ME ÇMIME SIMBOLIKE, PRITEN SHUMË TIFOZË.Skuadra e Vllaznisë, do të kërkojë të jetë më sulmuese se asnjëherë tjetër, në sfidën ndaj Flamurtarit. Trajneri, Baldo Raineri ka bërë të ditur pak a shumë dhe formacionin me të cilin do të kërkojë tre pikë e para, pas 6 humbjeve radhazi në kampionat. Nisur dhe nga mungesat e dy lojtarëve si Soza e Sykaj që kanë qenë titullar në takimet e fundit,

do të kemi një tjetër 11-she që nga minuta e parë. Në portë do të jetë Selimaj. Në mbrojtje, do të jetë Beqiri, Gocaj, Baci, ndërsa vendin e Sykaj do ta zërë, Mehmedoviç. Në mesfushë do të ketë të tjera ndryshime, kjo të paktën deri pak kohë përpara fillimisht të ndeeshjes. Gjtihsesi, tekniku Italian nuk e ka mohuar faktin se mund të bëjë dhe lëvizje të tjera. Mëgjithatë, momentalisht, në formacionin kryesorë në mesfushë, pritet të aktivizohen, të rinjtë, Kalaja e Krymi, dhe lojtarët me eksperiencë, Tafili e Shtubina. Hajdari do të jetë në stolin e rezervave. Ndërkohë që sulmi do ti besohet, dyshes shkodrane, Kruja e Dibra. Përveç formacioni, në këtë ndeshje pritet të ketë dhe të tjera ndryshime përsa i përket atmosferës në stadiumin “Loro Boriçi”. Drejtuesit e skuadrës shkodrane, pasi kanë bërë pagesën prej 24 milionë lekësh për të hequr dënimin e  vendosur nga Komisioni i Disiplinës, kanë vendosur dhe çmime simbolike për biletat. Kjo në që tifozët dhe pas 6 ndeshjeve që nuk kanë patur mundësi të mbështesnin skuadrën të jenë më të shumtë se kurrë në numër. Prania e tifozëve dhe mbështetja e tyre, shikohet si mundësia më e mirë që skuadrës ti rritet morali dhe të realizojë një fitore që do ti shërbente shumë për mbijetesë. Takimi do të zhvillohet sot në orën 17:00

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/06q50NDSbqg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNIS MBJELLJA E DRUVE DEKORATIV
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA E PATHYESHME