Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në boks, në përfundim të garave të Kampionatit Kombëtar, që u zhvilluan në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni nxori 5 boksierë kampionë, duke e merituar këtë titull, i 21-ti në histori, në një aktivitet të dominuar. Në marrjen e titullit kampion ka qënë prezent edhe kryetarja e bashkisë znj.Voltana Ademi e cila u shpreh tepër e kënaqur ne fitimin e titullit kampion. Në këtë kampionat në vendin e dytë u renditën boksierët durrsak të Teutës, ndërsa në vendin ë tretë të klasifikimit u pozicionua Tirana.
Përgjatë dy ditëve që u zvilluan duelet e këtij kampionati nuk munguan edhe tifozët e shumtë shkodranë, që si gjithnjë treguan interes për këtë event, duke mbështetur boksierët vendas . Në përfundim të natës finale të këtij kampionati u dorëzuan edhe çmime për boksierët e tjerë në peshat përkatëse.