Skuadra e Vllaznisë ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar dy ndeshje miqësore radhazi. Shkodranët fillimisht u mundën 1-0 nga Kastrioti në Krujë ndërsa fituan 3-0 me Vllazninë B. Këto miqësore thotë zëvendëstrajneri Ilir Dibra shërbyen për të parë gjendjen e lojtarëve të ardhur ditët e fundit të merkatos.
Dibra ndër të tjera deklaroi se aktualisht klubi Vllaznia ende nuk ka vendosur për asnjë objektiv edhe pse kampionati ka filluar.Sa i përket sulmuesit të rikthyer tek kuqeblute Sebastian Soza, zëvendëstrajneri Dibra pranoi se nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe me kalimin e kohës do arrijë që të rekuperohet.Në ndeshjen miqësore me Kastriotin Vllaznia u mund 1-0 ndërsa me Vllazninë B fitoi 3-0 me golat e shënuar nga Veci dhe 2 herë Paviçeviç. Për këtë të fundit pavarësisht dy golave ende nuk mund të thuhet nëse do të jetë apo jo i vlefshëm për skuadrën kuqeblu.