Vllaznia vazhdon përgatitjet në Austri. Këtë të dielë, shkodranët zhvilluan një miqësore ndaj Al Ahli, duke e mundur 1-2.

Skuadra shqiptare shënoi 2 gola të shpejtë. Ishte fillimisht Jonuzi në minutën e 11-të që dërgoi topin në fundin e rrjetës, ndërsa dy minuta më pas Kaina dërgoi ekipin e tij në avantazh të dyfishtë. Pjesa e dytë do ishte ritmike, me raste sa në njërën portë, në tjetrën. Gjithsesi, nuk pati gola në fraksionin e dytë. Edhe testet e tjera kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme për gjigandët e Abissnet Superiore, pasi në takimet ndaj Traiskirchen dhe Lafnitz është arritur sukses.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka përpara 2 ndeshje tejet të rëndësishme. Vllaznia do masë forcat me Universitatea Craiova me datat 21 dhe 28 korrik, në kuadër të turit të dytë të Conference League.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHKODËR, 18-VJEÇARI HUMB KONTROLLIN E MOTOÇIKLETËS DHE PËRPLASET ME SHTYLLËN
Artikulli tjetërISHIN BLLOKUAR NË NJË ZONË TË THEPISUR MES VALBONËS DHE THETHIT, SHPËTOHEN TRE TURISTËT ÇEKË