Kryetarja e re e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ndonse akoma nuk ka filluar zyrtarisht punën, ka gjetur një mënyrë më të shpejtë për të folur drejtpërdrejtë me tifozët e Vllaznisë. Pas shumë diskutimeve në lidhje me të ardhmen e ekipit, tifozët shkodranë kanë gjetur një gadishmëri të Ademit për të folur në rrjetin social Facebook. Star Plus ka arritur të sigurojë bisedës e realizuar mes dy palëve ku lëshohet dritë në qëndrimin që do të mbajë vetë Ademi. Sigurisht biseda e parë është se çfarë do të bëjë ajo për Vllazninë.

Ndërsa pyetja e drejtpërdrejtë e tifozëve shkodranë ka qenë në aspektin politik. Kjo në qoftëse Ademi nuk ia jep Vllazninë Safet Gjicit për shkak të bindjeve politike, kjo një pikëpyetje e madhe e qarkulluar ditët e fundit në Facebook. Në përgjigjen që Ademi ka dhënë për tifozët thotë: “Unë skam qenë pjesë e kësaj historie të dhimbshme të Vllaznisë. Prandaj ju si tifozë nuk duhet kurrë të keni idenë se unë e trajtoj sportin sipas bindjeve politike. Unë jam e gatshme me vlerësu çdo gja që ofrohet e nuk kam paragjykime. Frika e ime është se flitet vetëm mediatikisht. Nisur nga kjo unë çdo ditë jam në Shkodër po ashtu dhe Bashkia. Por duke pa reagimet që po bëhen për mu ishte e papritur pasi nuk kam asnjë njoftim. Prandaj këtu po gjej mundësinë me u sqaru se unë jam e gatshme për të bashkëpunuar. Në shkodër tek unë politika nuk ndikon. Në sport s’ka politikë. Kjo e ka shkatërru Vllazninë prandaj na duhet me falë jashtë politikës”, ka thënë Ademi, duke iu përgjigur disa pyetjeve të tifozëve shkodranë. Më tej biseda ka marrë një tjetër drejtim, ku tifozët kërkojnë veprime sa më të shpejta e konkrete mëqe Ademi është e hapur për të bashkëpunuar. Kërkesa e drejtpërdrejtë është që Vllaznia ti jepet atij që është i interesuar që në Gusht pasi deri në janar rrezikohet rënia nga kategoria. Ndërsa Ademi në përgjigjen e saj sqaron: “Vetëm një gjë kam. Unë dua që çdo veprim të bëhet me ligj. Kush financon me marrë përgjegjësinë e duhur e mos me e lanë në rrugë sikur edhe ka ndodh ma përpara. Unë do të doja që nese me fillu procedurat që Vllaznia të jetë në treg për financim. Ne jemi në pritje të fillojmë punën e deri kur të mos ketë sponsor unë do të vazhdoj më sa të mundem të finanacoj. Por rruga me e mbajtë bashkia nuk e ardhmja e Vllaznisë kurrsesi”, ka thënë ndër të tjerë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. Nga e gjithë biseda lë të kuptohet qartazi që Ademi do të kërkojë të privatiojë apo të ia japë një biznesmeni sa më shpejt të jetëe mundur ekipin e Vllaznisë. Por duhet ritur se kur do të ndodhë. Ndërkohë që në fund të bisedës, Ademi së bashku me tifozët kanë arritur dhe një akord që shumë shpejt të ketë një përfaqësi tifozësh në diskutimet dhe vendimet që do të merren për Vllazninë, në mënyrë që të ketë një gjithëpërfshirje. Për të arritur në një konkluzion, duket që Ademi ka të tjera kënvështrime për kuqeblutë. Kjo bën që të gjithë të shpresojnë që ditë të mira do të vijnë për Vllazninë sa më shpejt që të bëhet distancimi nga pushteti vendor.

Artikulli paraprakLIDHJE ME ISIS, ARRESTOHEN DISA PERSONA NË MAQEDONI
Artikulli tjetërFAZA PËRGATITOR E VLLAZNISË NËPËRMJET FOTOVE NË SLLOVENI