Ka mjaftuar vetëm marrja e mandatit si kryetare e re e Bashkisë së Shkodrës për Voltana Ademin që të shikonte sportin si një ndër sfidat e saj. Pikërisht në fjalën përshëndetëse, Ademi nuk e ka anashkaluar ekipin kuqeblu. Sigurisht Ademi në fjalën e saj theksoi se do të jetë e hapur për diskutime e bashkëpunim. Por tashmë pritet me interes cila do të jetë strategjia e saj.

Ajo përpara se të merrte detyrën e kryetarës u shpreh se do të krijonte një tavolinë të rrumbullakët diskutimi për Vllaznisë me specialist, gazetarë e tifozë. A do të realizohet një takim i tillë mbetet për tu parë. Natyrisht për kujtesë dhe të zonjës Ademi, deri tani Vllaznia është ndër ekipet më të vonuara në formatimin e skuadrës, në një kohë që kampionati sapo ka nisur. Fatmirësisht duhet thënë që do të shtyhet me një javë ndeshja e parë për kuqelbutë pasi duket që skuadra nuk është aspak gati. Me interes pritet se çfarë vendimesh e veprimesh do të bëjë tashmë, presidentja e Vllaznisë.

Artikulli paraprakXHEMAL BUSHATI: POSTI IM PËRGJEGJËSI NDAJ QYTETARËVE
Artikulli tjetërSOT STARTON KATEGORIA SUPERIORE, LUHET PARTIZANI-LAÇI