Klubi Vllaznia do të nisë procedurën për shitjen e aksioneve, një detyrim tashmë I ligjit për sportit sipas të cilit të gjitha bashkitë që kanë ende klubet e futbollit apo sporte të tjera duhet që t’i privatizojnë brenda një viti. Në këtë mënyrë bashkia Shkodër shprehet kryetarja Voltana Ademi ka bërë gati projektvendimin për nisjen e procedurave për shitjen e aksioneve 100% të Vllaznia sh.a.

Vlera minimale me të cilën do të nisë shitja e aksioneve të Vllaznisë është 60 milion lekë bën të ditur Ademi.

Privatizimi i Vllaznia sh.a është një proces i përfolur prej vitesh por i parealizuar deri më tani. Me ligjin e ri për sportin tashmë bashkia i ka hapur rrugën shitjes së aksioneve në vlerën 100% përmes një ankandin të hapur ku secili mund të konkurojë në bazë të kritereve të vendosura.

Artikulli paraprakMPOSHTI KANCERIN E GJIRIT, HAXHIJA: 12 MINUTA SHPËTOJNË JETË
Artikulli tjetërVASILI: RAMA NJË RRANGALLË POLITIKE, DO QË TË IZOLOJË SHQIPTARËT NGA EUROPA