FUTBOLLISTI SHKODRAN I BASHKOHET KUQEBLUVE, TË SHTUNËN FIRMA. Futbollisti Shkodran Gilam Lika, është blerja me e fundit e Vllaznise ne prag te nisjes se ndeshjeve per vitin 2015-te.

Edhe pse flitej prej disa ditësh, nje afrim I mundshëm I futbollistit Shkodran, gjithçka është vendosur, mbrëmjen e se premtes, pas një takimi qe vete futbollisti ka pasur me anëtare te bordit drejtues te ekipit te fubollit Vllaznia. Burime pranë kësaj mbledhje, bejne me dije se tashme është arritur akordi me lojtarin dhe firma pritet te hidhet gjate se shtunës, cka pritet te shtoje edhe moralin per kuqeblute ne prag te sfides me ekipin e Kukesit, ndeshje kjo e cila zhvillohet ne stadiumin Loro Borici te Shkodrës. Sipas burimeve prane bordit drejtues te Vllaznise, behet me dije se ne asnjë moment nuk eshte vene ne dyshim deshira e lojtarit per luajtur per ekipin e Vllaznise, nderkohe qe anetaret e bordit I kane garantuar Gilman Likes, anen financiare, te cilen vllaznia e k ate garantuar deri ne fund te sezonit. Kjo cilësohet si një nga përforcimet me te rendesishme per Vllaznine per pjesën e mbetur te sezonit.

Artikulli paraprak“AMANETI” MBERRIN NE SHKODER
Artikulli tjetërNË MARS PATENTAT ME PIKË