Vllaznia e ka startuar këtë vit me dy humbje tepër të hidhura edhe pse përballë tyre kishte dy skuadra tepër të forta siç janë kampionët në fuqi Kukësin si dhe kryesuesit e tabelës së klasifikimit SKënderbeun.

Por pavarësisht kësaj në kampin kuqeblu situata nuk është aspak e këndshme ku si shkak i rezultateve të dobëta dhe rrezikut të rënies nga kategoria ka bërë që opinion sportiv në SHkodër dhe i tifozëve të jetë mjaft kritik ndaj Vllaznisë. Por ekipi kuqeblu ndeshjen e rradhës e ka ndaj Lushnjes ku tashmë janë nisur edhe përgatitjet intensive pasi për Vllazninë kjo ndeshje mund të quhet edhe si një finale. Për të gjithë, mendimi i përgjithshëm është se tani fillon kampionati i vërtetë për Vllazninë. Janë ndeshjet direkte me tre rivalët kryesorë ato që do të përcaktojnë shumë gjëra për ekipin shkodran pas përfundimit të këtyre tre javëve të para të fazës së tretë. Dëshira natyrisht që është për të patur një kthesë në rezultate që të shtunën në “Roza Haxhiu” por nuk do të jetë e lehtë. Gjithësesi para zhvillimit të seancës stërvitore i gjithë ekipi sëbashku me trainerin kanë zhvilluar edhe analizën e ndeshjes ndaj Skënderbeut ku prezent ka qënë edhe administratori Astrit Gjyrezi. Megjithatë nga ajo çfarë bëhet e ditur nga vetë klubi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se secili nga pjestarët e skuadrës ka marrë përgjegjësitë e veta. Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, ka premtuar kthesën që në ndeshjen e rradhës me Lushnjën. Ndërkohë rreth kësaj analize në faqen zyrtaret të Klubit të Futbollit Vllaznia shkruhet: Pasditen e sotme pra të së martës ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës duke nisur kësisoj edhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Lushnjën. Përpara fillimit të saj, ndërkohë është zhvilluar edhe analiza e ndeshjes së kaluar me Skënderbeun. Në këtë analizë përveç stafit dhe futbollistëve ka marrë pjesë edhe administratori i klubit, z. Astrit Gjyrezi. Në 60 minutat që ka zgjatur kjo analizë, më shumë ka folur administratori i cili u ka shpjeguar edhe njëherë futbollistëve situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe ka kërkuar prej tyre të marrë vesh arsyet që çuan në këto dy humbje në dy ndeshjet e para të këtij viti. Pas tij, e kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit kapiteni Lika, Vucaj, Sukaj, Malota, Kalaja e Marku të cilët kanë bërë autokritikë për këto rezultate por nga ana tjetër, kanë theksuar se e gjitha kjo që po ndodh është vetëm psikologjike sepse skuadra në stërvitje është shumë mirë dhe do të mjaftojë një fitore për të dalë nga kjo situatë.

Në fund ka marrë fjalën edhe trajneri Gjoka i cili pikësëpari ka dashur të marrë mbi vete gjithë përgjegjësinë e gjithë kësaj situate të krijuar por ndërkohë u ka kërkuar futbollistëve reagim që në ndeshjen e rradhës me Lushnjën e cila në vetvete duhet menduar si një finale sepse tashmë nuk lejohen më gabimet. Pas kësaj analize, ekipi ka vijuar me stërvitjen dhe gjendja e ekipit duket e mirë teksa tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë për sfidën e së shtunës.

Artikulli paraprakREAGON KF VLLAZNIA: SAJESAT PËR TRAJNERIN TË TURPSHME
Artikulli tjetërGRABITJA E ARGJENDARISE NE SHKODER,ARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR