Skuadra e Vllaznisë ka zhvilluar edhe analizën e ndeshjes së ndaj Kukësit ku u arrit një rezultat I kënaqshëm në këtë takim.
Por përveç kësaj ndeshjeje tashmë fokusi kryesorë I kuqebluve është takimi I rradhës ai me Skënderbeun e cila do të luhet të dielën në Shkodër në fushën sportive “Reshit Rusi”. Gjatë kësaj analize prezent kanq qënë administartori Gjyrezi dhe drejtori sportive Zeka ku kanë vlersuar rezultatet deri më tani edhe pse ndeshja e rradhës është vërtetë një takim i vështirë pasi bëhet fjalë për një nga ekipet më të mira shqiptare. Ndërkohë në lidhje me këtë analizë të zhvilluar tek kuqeblutë detajet e diskutimeve janë publikuar edhe në faqen zyrtaret të KF Vllanzia ku thuhet :
” Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar analizën e ndeshjes së rradhës, asaj me Kukësin. Në të kanë marrë pjesë përveç futbollistëve dhe stafit teknik edhe dy drejtuesit e lartë të klubit, administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Gjatë diskutimeve të bëra, ndeshja është konsideruar përgjithësisht si pozitive por që ka patur padyshim brenda edhe gabime të cilat duhet punuar për t’i korigjuar në ndeshjet e ardhshme.
Ajo që duhet përmendur është se klima në skuadër duket shumë pozitive dhe entuziaste. Futbollistët kanë shprehur besim në vazhdimin e rezultateve pozitive dhe për këtë arsye fokusi do të jetë i përqendruar tek ndeshja e së dielës ndaj Skënderbeut ku pavarësisht emrit të kundërshtarit, do të tentohet marrja e fitores. Vllaznia i ka mundësitë për ta bërë këtë gjë dhe do të kërkojë ta demostrojë këtë gjë edhe në fushën e lojës”.