Situata ku gjendet aktualisht ekipi i Vllaznisë ka bërë që klubi të realizoje një analizë të detajuar për dy ndeshjet e fundit me Teutën dhe Luftëtarin nga ku kanë pësuar humbje me rezultatin 2-0 duke bërë që skuadra kuqeblu ti rikthehet sërish vendit të parafundit të tabelës së klasifikimit.

Të pranishëm në këtë analizë ishin stafi teknik dhe drejtuesit më të lartë të klubit si dhe presidentja Voltana Ademi.

Në këtë analizë u diskutua gjatë ecuria e skuadrës e cila është mjaft kritike dhe javët e mbetura të kampionatit në të cilat Vllaznisë i duhet më patjetër të marrin pikë pasi rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

Kjo analizë zgjati për më shumë se dy orë dhe në përfundim të saj ishte administratori Astrit Gjyrezi i cili foli për mediat duke u shprehur se nuk u morën masa ndëshkimore sa i përket lojtarëve si dhe detaje të tjera.

Kështu futbollistëve kuqeblu u është kërkuar të bëjnë kthesën duke nisur që në ndeshjen më Laçin e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” në mënyrë që të evitohet edhe rënia nga kategoria kun ë këtë sezon Vllaznia rrezikon më shumë se kurrë.

 

Artikulli paraprakFILLON RIKONSTRUKTIMI I “GJUHADOLIT”
Artikulli tjetërADEMI: DECENTRALIZIM NË QEVERISJEN VENDORE