RAINERI ËSHTË I BINDUR PËR FITORE, KËRKON MBËSHTETJEN E TIFOZËVE. Vllaznia do të kërkojë të prishë serinë e humbjeve ndaj Apolonisë së Fierit.

Për këtë trajenri Baldo Raineri ka shprehur një bindje absolute për të marrë tri pikët e para për vitin 2015 ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për mbijetesë. Për këtë ndeshje jam i bindur se ne do të arrijmë një fitore e cila duhet të viijë pas gjithë këtyre ndeshjeve të cilat kemi dështuar. Duhet të fitojmë me çdo kusht dhe do të gjejmë rrugën e fitores. Është e vërtetë se nuk kemi shënuar por do të krijojmë volumin e duhur për të gjetur rrugën e rrjetes. Me mbështetjen e tifozëve do të ia arrijmë. Ndërkohë, Raineri është ndalur dhe tek mungesat që ka në dispozicion duke folur konkretisht dhe për dëmtimin e talentit Arlind Kalaja i cili duket se i ka thënë lamtumire këtij sezoni. Ne kemi më të vertetë disa mungesa për këtë ndeshje. Por ajo që mund të them është se më vjen shumë keq për dëmtimin e Arlind Kalajës. Ështënjë futbollist me shumë prespektivë dhe urojmë që më demtimin e tij të mos ketë mbyllur sezonin. Ne do ti qëndrojmë pranë në këtë që ka pësuar dhe jo sic bëjnë disa që nuk kujtohen pë rte. E për të folur për ndeshjen, pavarësisht dëmtimeve ne do të arrijmë fitoren. Vllaznia-Apolonia do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 në “Loro Boriçi”. Për të gjithë tifozët, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur që hyrja e tifozëve të jetë falas. Kjo do të bëjë natyrisht një pjesmarrje më të madhe në mbështetje të ekipit. Sigurisht pritet një itneresim për evtë ecurinë negative që po kalon ekipi. Ndërkohë që rezultati i takimit mund të përcaktojë shumë zhvillime për të ardhmen e skuadrës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/EdLyGPCsPys” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVIJON KUPA NË NDERIM TË BUSHATIT E SHPUZËS
Artikulli tjetërBUNDESLIGË, DORTMUNDI DEL NGA KRIZA