Vllaznia me shumë mundësi do t’i luaj ndeshjet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Si shkak i punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”, klubi kuqeblu nisi përgatitjet tek fusha e akademisë. Prej kohësh atje janë bërë disa ndryshime që ka kërkuar federata shqiptare e futbollit. Pas tribunës dhe rrethimit kushti i fundit ishte asfaltimi i rrugës që të çon tek kjo fushë. FSHF vendosi ultimatum se nëse ajo rrugicë nuk shtrohet me asfalt atëherë Vllaznia nuk do mund të luante aty.

Një ditë më parë pas edhe një shkresë që ka mbërritur në dyert e Bashkisë Shkodër nga klubi Vllaznia, janë marrë masat e menjëhershme dhe ai aks i shkurtër është asfaltuar.  Tashmë kriteret që ka kërkuar federate janë plotësuar dhe me shumë gjasa Vllaznia ndeshjen e radhës me Skenderbeun do ta luaj tek “Reshit Rusi”. Sidoqoftë mbase ditën e hënë do të duhet një tjetër vëzhgim nga shefi i sektorit të garave Lysien Nurishmi dhe shefi i sektorit të liçensimit Kejdi Tomorri. Dy të deleguarit e federatës edhe më parë kanë qenë në fushën sportive “Reshit Rusi” nga ku kanë parë gjendjen dhe kanë përcaktuar disa detyrime që tashmë klubi Vllaznia bashkë me bashkinë Shkodër i kanë përmbushur. Në vëzhgimin që do të bëjnë Vllaznia pret vendimin përfundimtar për liçensimin e asaj fushe në mënyrë që sfida e të mërkurës së ardhshme me korçarët e Skënderbeut të luhet në Shkodër dhe kuqeblutë të mos shtegtojnë në stadiumet e tjera jashtë qytetit.

Artikulli paraprakNARAÇI: 30 VIZITA NË DITË NË DHOMËN E TERAPISË
Artikulli tjetërBORDI I VLLAZNISË INEKZITENT, NUK MBLIDHET PREJ 4 MUAJSH