Ekipi Vllaznia B ka luajtur derbin e Shkodrës përballë Adës së Velipojës në kategorinë e dytë. Skuadra kuqeblu fitoi 3-0 ndaj Adës duke dominuar lojën.
Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë B Ervis Kraja tha se ekipi i tij synon daljen në kategorinë e parë. Vllaznia B ka fituar 3-0 në derbin shkodran në kategorinë e dytë ndaj Adës së Velipojës. Skuadra kuqeblu ka dominuar duke realizuar edhe tre golat e fitores. Vllaznia B edhe pse ndodhet 3 pikë pas Egnatias do vijojë luftën e saj për daljen në Kategorinë e Parë. Në këtë përballje për Vllazninë B u aktivizua edhe sulmuesi i ekipit të parë Hebaj që vjen pas një dëmtimi por për trajnerin Kraja aktivizimi i Hebaj i shërben lojtarit dhe nuk sheh ndonjë rrezik… Golat për Vllazninë B ndaj Adës janë shënuar nga Hebaj dhe dy herë ka shënuar Balaj duke bërë që kuqeblutë të fitojnë 3-0.